E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA avioni rrezohet mbi shtepi vdesin 3 persona

Një avion është përplasur në një banesë afër Palm Coast në Florida, ndërsa kanë gjetur vdekjen të tre personat që ndodheshin në bord. Pronari i shtëpisë u dërgua në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet vendore thanë se përplasja ndodhi për shkak të problemeve teknike. Fillimisht u tha se piloti raportoi për gjendje emergjente, pasi avioni nisi të lëkundej.
Sipas administratës së aviacionit federal, avioni kishte si destinacion aeroportin në Knoksvill në Tenesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›