E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama per taksat Mbajtem premtimin

Në fjalimin e tij të përjavshëm Presidenti amerikan Barak Obama theksoi arritjen e një marrëveshje për shmangien e greminës fiskale. Obama tha se ai e mbajti premtitmin ndaj punonjësve amerikanë, duke bashkëpunuar me Kongresin për të ndryshuar ligjin e taksave, nga i cili përfitonin të pasurit në kurriz të shtresës së mesme.

"Ne duhet të bëjmë më shumë që të cojmë amerikanët sërish në punë, duhet të bëjmë shumë që të cojmë këtë vend në rrugën e duhur që të paguajmë borxhin pasi ekonomia jonë nuk mund të përballojë më kriza të krijuara gjatë rrugës.

Megjithatë, tha Obama, mbetet ende shumë për t’u bërë për punësimin e amerikanëve dhe për ta futur ekonominë në rrugën e shlyerjes së borxhit.

Ndërkohë, në reagimin e republikanëve, kongresmeni i Michiganit, David Camp i bëri thirrje kolegëve të tij republikanë të përpiqen të gjejnë mënyra për pakësimin e shpenzimeve të panevojshme të Ëashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›