SHBA Boehner i mbijeton votebesimit

Mjaftuan vetëm 28 vota më shumë që John Boehner të rizgjidhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.
Ai mundi kështu rivalen demokrate Nancy Pelosi.
Boehner i mbijetoi një rebelimi në radhët e konservatorëve të linjës së ashpër që e kundërshtojnë atë për lëshimet e bëra karshi presidentit Obama në lidhje me paketën fiskale.
Rezultati i votimit ishte 220 me 192. I gjithë procesi u shoqërua me tensione të larta. Në sallë kishte anëtarë republikanë që thërrisnin emra të tjerë që nuk ishin fare në listën e kandidatëve për kryetarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Votimi i fundit tregoi që pozita e Boehner në krye të republikanëve në Kongres është lëkundur ndjeshëm.