E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bën thirrje për lirimin e dy amerikanëve

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se është e zhgënjyer me dënimin e dy shtetasve amerikanë në Iran.

Kryeprokurori iranian konfirmoi të dielën dënimin me tetë vjet burg për dy shtetasit amerikan Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal, të cilët akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit dhe spiunazh.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje dhe të punojmë për lirimin e tyre. Është koha që ata të kthehen në shtëpi dhe të bashkohen me familjet e tyre”, ka thënë Klinton.

Shtetasit amerikanë Bauer, Fatal dhe Sarah Shourd, u ndaluan nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›