SHBA bën thirrje për qetësi

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë mbrëmë vonë për media qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri.
“Kosova është shtet sovran. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës në kalimet kufitare është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës përkrah nëpunësve të EULEX-it në kalimet kufitare në veri është një reflekim i procedurave normale doganore për kalimet kufitare ndërkombëtare,” thuhet në qëndrimin e qeverisë amerikane.
SHBA kanë mbështetur poashtu rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallërave, mirëpo shfaqin mospajtimin për barrikadat dhe bllokimin e mallërave të Kosovës nga Serbia.
“Ne kemi vërejtur se kalimi i mallërave dhe njerëzve nëpër dy pikat kufitare në veri po bllokohet nga serbët përtej veriut dhe nga serbët e Kosovës në veri të Kosovës dhe jo nga Kosova apo ndërkombëtarët. Bllokadat në rrugë dhe barrikadat vetëm se vështirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë dhe në Serbi dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes,” thuhet ndër të tjera në qëndrimin më të ri amerikan rreth veriut të Kosovës. (RTK)