SHBA beson tek Eurozona: S’ka nevojë për ndihmë nga jashtë

I pyetur për të ardhmen e zonës euro gjatë një konference në Çikago, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, tha se "Liderët e BE-së vendosën të bënin gjithçka të nevojshme për të siguruar që Eurozona të mbajë kohezionin e saj. Dhe ata mund ta bëjnë, sepse i kanë burimet dhe aftësitë për ta bërë këtë".
Amerikanët prej muajsh përsërisin të njëjtën gjë pasi kundërshtojnë thirrjet për të kontribuar në rritjen e burimeve financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili nga ana e tij ndihmon vendet Evropiane në krizë borxhesh.
Një ditë më parë, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, i kërkoi SHBA-ve sërish që të kontribuojnë, porse thirrja duket se bie në vesh të shurdhët./Start/F. P/
2012-04-05 12:41