E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi: Ndërpritet uji nëse s’paguhen faturat

Reagimi vjen në një kohë kur mbi 1 milion dollarë janë të vjela nga kjo ndërmarrje kryesisht nga institucionet.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje,Sait Dollapi, sqaroi se në disa ndërmarrje është ndërprerë uji për shkak të mos pagimit. "Qoftë subjektet shtetërore qoftë ato private duhet të mësohen dhe të komunikojnë në mënyrë zyratrë sipas ligjit dhe Kodit të Ujit që thuhet për çdo rast ndërprerje mosfurnizimi me ujë apo probleme të tjera duhet të drejtohen në zyrat e marrëdhënieve me konsumatorin ose në faqen tonë të internetit online dhe të bëjnë kërkesë. Nëse konusmatori nuk bën pagesën garantoj që nuk do të furnizohet me ujë", tha Dollapi, pas nënshkrimit të një marrëveshje me drejtorinë e Shëndetit Publik.

Nga ana e tij, drejtori i Shëndetit Publik, Mëhill Gecaj, u shpreh se ndotja e ujit vjen nga depozitat dhe jo më nga tubacionet. "Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me ujësjellësin kanë realizuar më së miri eliminimin e të gjitha vatrave dhe ndotjen e zonave të rrezikshme por drejtoria e Shëndetit Publik do të jetë mjaft e rreptë edhe në kontrollin e ujit të pijshëm, sidomos në depozitat e qytetarëve, i cili është një problem mjaft i madh", u shpreh Gecaj. Kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellësit premtoi sërish se së shpejti do të ketë ujë pa ndërprerje për shkak të investimeve në rrjetin e ujësjellësit. /Start/

                                                                                             2012-04-05 15:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›