E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bisedime në Lindjen e Mesme

Senatori Amerikan, Xhorxh Miçëll, përfaqësuesi i Obamës për Lindjen e Mesme ka filluar një raund të ri bisedimesh direkte paqeje për të nxitur dialogun midis Izraelit dhe Palestinës. Mitcëll ka përshëndetur lehtësimin e bllokadës së Izraelit në Gaza dhe është shprehur optimist se kushtet në këtë enklavë do të përmirësohen ndjeshëm.

“Ashtu sic Presidenti Obama ka thënë, situata në Gaza ishte e padurueshme dhe kërkonte ndryshim. Ne i mirëpresim këto ndryshime. Ndërsa vazhdon zbatimi i tyre, këto, kjo marrëveshje duhet të përmirësojë ndjeshëm kushte për palestinezët në Gaza. Sot pashë me sytë e mi se janë bërë përparime”, tha Micell.

Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe Kryeministri I Izraelit, Beniamin Netanjahu do të diskutojnë hapat e mëtejshëm në takimin e tyre në Uashington që do të zhvillohet më 6 korrik. Shtëpia e Bardhë I ka mirëpritur rregullat e reja të Izraelit për embargon tokësore, e cila është kritituar fort nga faktori ndërkombëtar.

Dhimitër Adhami < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›