E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania përgatitet për Argjentinën

Gjermania po pergatitet per sfiden e rendesishme kunder Argjentines ne cerekfinalet e Boterorit 2010. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lwv u kualfikua ne kete raund te kompeticionit me te rendesishem boteror, duke eliminuar Angline, por me 3 korrik do te kete perballe nje tjeter kundershtar te forte si formacioni i Diego Armando Maradones, qe sipas teknikut gjerman eshte favorit per te fituar Boterorin.

"Argjentina ka shumë forcë dhe nuk do të jetë e lehtë të gjejmë dobësinë e tyre. Për mua Argentina ishtë një nga favoritet e mëdhenj për fitoren e Kupës së Botës, që nga fillimi. Ata ndoshta janë akoma favoritët e këtij botërori, sepse kanë fituar 4 ndeshje, kanë një mbrojtje të fortë me lojtarë me eksperiencë, dhe mbi të gjitha, kanë një sulm të jashtëzkonshëm, jo vetëm Lionel Messi, por edhe të tjerët që shënojnë vazhdimisht gola", ka bere te ditur Lwv.

Argjentina identifikohet me Lionel Mesin dhe mesfushori i Gjermanise, Bastian Svajnshtajger duket se ka gjetur receten per te ndalur talentin e futbollit boteror. "Lionel Messi është sigurisht një lojtar që mund të driblojë përmes dy apo tre lojtarëve. Por ne do të mundohemi ta ndalojmë në mënyrë kolektive, edhe skuadra të tjera ia kanë dalë, deri tani ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe ne duam që të mbetet kështu", ka perfunduar Shvajnshtajger. Gjermania dhe Argjentina u perballen edhe ne cerekfinalet e Boterorit 2006, ku gjermanet arriten te kualfikoheshin pas gjuajtjeve te 11-metershave.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›