E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani "Alex" në Gjirin e Meksikës, rrezik për naftën

Uragani i parë për këtë sezon, i pagëzuar me emrin “Alex” ka fituar mjaft fuqi pasditen e së mërkurës dhe pritet të godasë Gjirin e Meksikës. Të njëjtat burime pohojnë se “Alex” po lëviz më shpejtësinë 13 milje në orë dhe erërat e tij janë nga 90 deri në 105 milje në orë. Menjëhërë janë marrë masa mbrojtëse për popullsinë civile ku janë mbyllur vendet publike si dhe u është apeluar banorëve të evitojnë lëvizjet në disa zona të Teksasit.

Por dëmet në tokë nuk janë të vetmet që shqetësojnë amerikanët. Sipas tyre uragani pritet të ndikojë në përkeqësimin e situatës nga ndotja e naftës në Gjirin e Meksikës duke përhapur në mijëra milje njollën e zezë.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›