Opozita pret pergjigjen e fundit. PS rezolute per zgjidhjen e krizes

Në seancën e fundit të 2010-s opozita ka dalë me një rezolutë, që sipas saj është oferta e fundit që i drejtohet maxhorancës. Janë 7 pika që nëse votohen në fund të mocionit me debat për cështjet e integrimit, për deputetin Majko, mund të drejtojnë drejt zgjidhjes së krizës.
“Oferta e parë lidhet me përsa i përket garancisë së transparencës së zgjedhjeve. Të nxjerrim përgjegjësitë lidhur me refuzimin e statusit të kandidatit. Të sigurojmë pavarësinë kushtetuese e financiare të sistemit të drejtësisë. Të fillojmë menjëherë, që pas realizimit të këtij kompromisi të të gjithë reformave që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Të heqim të gjithë sëbashku imunitetin, të miratojmë një strategji përsa i përket çështjes së pronës, lirinë e medias dhe gjetjes së një balancimi në një histori që kam përshtypjen se jemi shumë të qartë dhe e shtata të zbatojmë kartën europiane të autonomisë vendore” tha Majko.
Ndërsa përgjigjia e maxhorancës ka qenë kjo: “Unë mendoj se jemi angazhuar në një debat që ka të gjitha gjasat të jetë po aq shterpë, i kotë, hipokrit dhe jojproduktiv. Nuk mendoj se rezoluta e propozuar sot vjen nga thellësia e bindjes politike se çfarë ka ndodhur deri tani u uhdëhoq nga motive të ulta që shkonin kundër interesave kombëtare” tha ministri Lulzim Basha.
Opozita ka deklaruar se në varësi të seancës së fundit plenare do të ndërrmarrë edhe aksione të tjera politike që mund të pasohen nga mocioni për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sic ishte deklaruar fillimisht. Kjo e fundit e ka quajtur mungesë guximi mos marrjen e një nisme të tillë.
“Ka bërë lobing kundër vizave, ka shkruar letra kundër vizave, ka bojkotuar parlamentin kundër vizave, ka urdhëruar të ashtuquajtur grevë kundër vizave, ka tentuar të bllokojë rrugët nacionale kundër vizave, ka dërguar letra kundër vizave, ka shpifur për shqiptarët kundër vizave, ka bojkotuar votimet kundër vizave, ka paguar kundër vizave. Edvin Rama ti më ke shpallur armike, ky mocion duhet të ishte për mua, por ju nuk mbani as fjalën. Unë nuk të kam parë kurrë si armikun tim” tha Topalli.
Janë mbi 6 orë diskutime të programuara për mocionin me debat që analizon refuzimin e statusit të vendit kanddat. Si pikë e fundit e rendit të ditës është një cështje tjetër e nxehtë, ajo e komisionit hetimor parlamentar.
Elona Gjylmi