E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita shumice ne hetim. Ruci Berisha pergatit vjedhjen e rradhes

Kreu i qeverisë i ka rikonfirmuar opozitës, maxhorancën në komisionit hetimor parlamentar. Gjatë replikimit të fundit në kuvend për 2010-n, me kryekuvendorin socialist Ruci, ai deklaroi se socialistët duhet të kërkojnë një hetim ligjor. Në kundërpërgjigje numri nje i socialisteve në sallë, Ruci akuzoi Berishën për përgatitjen e vjedhjes së zgjedhjes së ardhshme.

• Opozita pret përgjigjen e fundit. PS rezolutë për zgjidhjen e krizës
• Debati për pensionet e ushtarakëve. PS: Po nëpërkëmben. Bode: Po gënjen

“Unë ju kam dhënë fjalën dhe nuk e lëviz fjalën time. Ju do të keni shumicën në çdo votim dhe këtu i qëndroj fjalës. Për këtë nuk ka asnjë lëvizje” tha Berisha.

”Ëndrra që ke për të vjedhur zgjedhjet e rradhës. Kjo është arsyeja e vërtetë. Ne të akuzojmë drejtëpërdrejtë ty dhe pushtetin tënd për manipulimin e listave të zgjedhësve në qëndrat e votimit” tha Ruçi.

Por nuk mund të mbeste jashtë vëmendjes cështja “Kadriovski”. Shantazhi të cilin Erion Brace dhe Edi Rama, pretendojnë se u është bërë nga mafiozi shqiptaro-maqedonas, i urdhëruar nga Berisha.

“Kadriovskin ua paska ngjitur Sali Berisha. Në qoftë se ju jeni lyer e përlyer me pluhura shko zgjidhni punë vetë. Keni drejtësi aty. Shkoni në drejtësi. Mos lakoni emrin tim se është shumë e pandershme. Letrat janë dërguar kur keni qenë ju në pushtet jo kur kam qenë unë në pushtet. Ti dhe ndonjë tjetër që bën rrugaçin çdo ditë në parlament je vetëm zëdhënës i atyre klaneve. Ti dhe ai tjetri në historinë 20- vjeçare të parlamentit do mbaheni mend si dy rrugaçër ordinerë me gjuhën tuaj” tha Berisha.

Gjatë replikimit disa orësh, Berisha- Ruci, sipas traditës as në seancën e fundit nuk munguan ironitë dhe batutat.

“Më bie telefoni nga Parlamenti Europian. Urgjent, më thotë, duhet të lidhem me ty. Ç’ka ndodhur? Më thotë një mik i imi, një nga parlamentarët kryesorë: Sali, më thotë, është një problem shumë serioz. Edi Rama hyn sot në grevë urie dhe hyn për të vdekur. Edi Rama, i them unë, po të dojë ka një dhomë në kat të parë tek unë për të bërë grevën e urisë, por për të vdekur nuk vdes kurrë ai në grevë urie. Megjithatë, i thashë, i thuaj atij mikut që të ka thënë, por të garantoj se do t’i bëj funeralin më madhështor që ka njohur Shqipëria dhe fjalimin më të bukur nekrologjik” tha Berisha.

“Përrallisët, shpifët, treguat nasihate sikur jeni në ndonjë natë Shën Ndrreu, pranë zjarrit, pranë oxhakut, për të na vënë kalamaqtë në gjumë” tha Ruçi.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 23 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›