"Gërdeci" shtyhet për të 14-ën herë

Procesi për tragjedinë e Gërdecit e ka mbyllur me dështim vitin 2010. Seanca e radhës është shtyre për te 14-ën here ne Gjykatën e Tiranes, serish për shkak te mungesës se avokateve si dhe te një anëtari te trupit gjykues. Prej disa javësh, këto shtyrje kane pezulluar njëkohësisht dhe administrimin e provave shkencore. Familjare te viktimave te shpërthimit janë shprehur te revoltuar për këtë zvarritje. Sipas tyre, kjo është një strategji e mbrojtjes për te shtyre sa me shume procesin, duke e degraduar atë. Seanca e radhës u vendos te zhvillohet ne datën 7 janar. Ndërkohë, qe nga 11 tetori i këtij viti ne Gjykatën e Tiranes nuk është zhvilluar asnjë nga seancat e përcaktuara. Pothuajse ne te gjitha rastet shkak janë bere mungesat e avokateve, te cilët kane nisur një strategji te re për te dështuar procesin duke paraqitur ne çdo seance raporte mjekësore. Ndërkohë burime nga Prokuroria thonë se mund te nise dhe një hetim për te verifikuar vërtetësinë e raporteve qe paraqesin mbrojtësit ligjore ne ketë proces te rëndësishëm.
Shpërndaje