E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohen 100 policë rusë, ishin të droguar

Foto ILUSTRUESE

Policia e Shën Petersburgut ka bërë të ditur se rreth 100 zyrtarë policorë në qytetin e dytë më të madh të Rusisë janë pushuar nga puna, pasi kanë dalë pozitivë në testet anti-drogë.

Lajmi është bërë i ditur para legjislaturës rajonale nga shefi i policisë, Sergei Umnov.

Shërbimi Federal për Kontrollimin e Narkotikëve ka raportuar më herët se në Rusi jetojnë më shumë se 5 milionë njerëz të varur nga droga dhe se 100,000 persona vdesin çdo vit nga problemet me drogën. (rel)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›