SHBA dënon dhunën. KFOR: Se provokuam ne
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si sulm të dhunshëm nga turma serbe kundër paqeruajtësve të NATO-s, në pjesën veriore të Kosovës. Nderkohe qe KFOR ne nje deklarate per shtyp ka theksuar se nuk ka qe ne ai qe ka provokuar dhunen, duke shtuar se forcat e tij kane reaguar vetem pasi jane dhunuar nga perosna ende te paidentifikuar.
Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e dhunshëm nga turma serbe kundër Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, më 27 shtator, thuhet në kumtesën e Departamentit amerikan të shtetit.
Në njoftim, mëtutje, theksohet se nëntë anëtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it ishin plagosur në incidentin e së martës.
Ne inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të mbesin të përkushtuara ndaj procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të inkurajuar qetësi dhe për të arritur marrëveshje, që e përmirësojnë jetën e shtetasve të zakonshëm në të dy vendet, theksohet mëtutje në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit.
Sipas KFOR, nuk ka asnje problem me protestat paqesore, te cilat respektohen dhe mbrohen, por nuk mund te veprohet njesoj me protestat e dhunshme.