SHBA dënon sulmin ndaj televizionit sirian

Shtetet e Bashkuara dënuan një sulm mbi televizionin pro-qeveritar në Siri, në të cilin, u vrane shtatë persona të personelit të televizionit.
“I dënojmë të gjitha aktet e dhunës përfshirë ato që në shënjestër kanë elemente pro-qeveritare”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karni, transmeton AFP.
Ai ka kritkiuar sërish presidentin Bashar al Asad për “vrasjen e panevojshme të civilëve në aksionin brutal”.
Televizioni shtetëror i Sirisë ka treguar pamje të dëmeve të mëdha të studiove të kanalit satelior Al-Ikhbariya, që gjendet në rrethinën e Damaskut, derisa disa zjarre të vogla digjeshin edhe më tej.