Maqedoni, arrestohen dy falsifikues të kartelave bankare

Dy shtetas të Maqedonisë ishin pjesë e grupit të falsifikuesve të kartelave bankare, të cilët u kapën në operacionin e bashkërenduar të FBI-së.
Kjo është bërë e ditur sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e cila konfirmoi se dy shtetas janë pjesë e rrjetit kriminal, që u kapën në kuadër të një operacioni të koduar “Cardshop”, me ç`rast rreth 15 persona përfunduan në pranga, 11 prej të cilëve nga SHBA dhe të tjerët nga vendet evropiane, përfshirë edhe shtetas të Ballkanit.
Sipas informacioneve jozyrtare të MPB-së, dy hakerët nga Maqedonia, identiteti i të cilëve nuk është publikuar ishin përshirë në rrjetin kriminal dhe merreshin me shitje përmes internetit dhe arrinin të vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve të vendeve të ndryshëm, të cilët më pas i hidhnin në kartela të përpunuara bankare dhe arrinin të tërhiqnin para nga bankomatet.