E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet turizmi grek, punonjësit në grevë, mbyllen 80 hotele

Kriza ekonomike dhe politike ne Greqi duket se ka goditur më shumë turizmin. Një grevë 24 orëshe ka përfshirë shtetin helen, ndërsa punonjësit e hoteleve kanë protestuar duke i dhënë një tjetër goditje turizmit.
 

Ata kanë shfaqur edhe një herë zemërimin e tyre kundër pasigurisë politike në vend pas zgjedhjeve të fundit. Punëtorët e hoteleve thanë se punëdhënësit e tyre janë duke përdorur rënien e industrisë së turizmit për të trembur punëtorët që të pranojnë të punojnë me paga të ulëta dhe orë shtesë.
 

Demonstrata vjen pasi Dhoma Greke e Hoteleve tha se pesë muaj e fundit kanë parë një humbje në rezervime, sidomos në maj, kur pane një rënie të ndjeshme të turistëve të huaj. Paqendrueshmeria politike në vend ka ndikuar mjaft tek rezervimet e turistëve thone analistët. Frika e një vendi të paqëndrueshëm, me protesta dhe greva të vazhdueshme vë në hije vizitorët e huaj.
 

Alexandros Vassilikos, kryetar i Shoqatës se Hoteleve në Greqi tha se lajmet e këqija nga politika greke kanë frikesuar turistët e huaj.
 

" Për fat të keq, ne jemi përfshirë nga shumë protesta dhe grevë gjatë viteve të fundit dhe kjo sigurisht që ka trembur turistët. Nga ana tjetër Greqia është një vend me shumë vlera kulturore, mirëpo mungesa e turistëve ka bërë që çmimet të ulen gjithnjë e më shumë".
 

Dhoma greke e Hoteleve tha se 18 hotele janë mbyllur në Athinë, ndërsa 80 hotele janë mbyllur në mbarë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›