E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA dhe Izraeli: Të parandalojmë Hezbollahun nga sulmet si ai i 7 Tetor të Hamasit

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin ka biseduar me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant ku ka pohuar mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur ndaj Iranit, Hezbollahut, Hamasit, Houthis si dhe organizatave të tjera terroriste të mbështetura nga Irani.

Në bisedën midis tyre, administrata amerikane nënvizon se ata kanë rënë dakord mbi domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit për t’u siguruar që Hezbollahu nuk mund të kryejë sulme të stilit të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit.

“Sekretari ripohoi se kërkohet një rezolutë diplomatike për të siguruar që civilët të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit. Ai dhe ministri Gallant diskutuan rëndësinë e kalimit përfundimisht nga operacionet ushtarake në një rrugë diplomatike për të ofruar siguri dhe stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”, theksohet në njoftimin Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes.

Sekretari amerikan e ka bërë të të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura mirë për të mbrojtur personelin, partnerët dhe aleatët amerikanë “përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga Irani, dhe të vendosura për të parandaluar çdo aktor që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin.”

Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan për pasojat e rënda për Iranin në rast se Teherani zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›