SHBA, disa shtete pa energji elektrike

Një stuhi e pazakontë dimërore në veri-lindje të SHBA-së ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike.
Më shumë se gjysëm milionë shtëpi vuajnë nga mungesa e energjisë, shumica prejt tyre në Pensilvani.
Vetëm në Filadelfia rreth 160 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.
Për mungesë të energjisë elektrike raportohet edhe në Konetikët, Nju Jork dhe Merilend.
Paralajmërimet për stuhi të tjera dimërore janë bërë në 12 shtete. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhitë e dëborës pritet të mbulojnë një pjesë të madhe të rajoneve në veri-lindje deri të dielën.
Në Nju Jork Siti tashmë ka rënë debora duke mbuluar tokën në tre centimetra.