SHBA, disa tornado përfshinë Nebraskën

Disa tornado kanë përfshirë pjesën qendrore të Nebraskës në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, mbrëmjen e së mërkurës. Një stuhi e fuqishme ka prekur në afërsi qytetin e Auroras dhe ka dëmtuar një plantacion bimësh ushqimore për kafshët dhe disa shtëpi përpara se të largohej nga zona. Nga autoritetet vendase nuk ka patur njoftime për viktima, por shumë njerëz në këtë zonë raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike, ndersa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të pastruar zonën nga lëndët inerte të mbetura nga shkatërimet si pasojë e fuqisë tepër të madhe të tornadove. Tornadot janë një ndër format më të dhunshme të stuhive natyrore. Ato kanë kapacitetin të kryejnë shkatërrime në mase më erëra që llogariten të arrijnë një shpejtësi prej 400 km në orë ose edhe më shumë. Dëmet e provokuara nga këto stuhi mund të arrijnë në një rreze prej 1.6 km në gjerësi dhe 80 km në gjatësi. Pjesa qendrore e Shteteve të Bashkuara kohët e fundit është goditur nga disa fatkeqësi natyrore, duke përfshirë stuhi breshëri, përmbytje dhe tornado.