E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja takim me nobelistin Gerardus 't Hooft

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja ka pritur në Ministri nobelistin Gerardus 't Hooft, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore, me ftesë të kryeministrit, Sali Berisha. Gjatë vizitës në Tiranë, prof. 't Hooft, fitues i çmimit Nobel në fizikë, do t'i jepet titulli i nderit Doctor Honoris Causa, nga Universiteti i Tiranës. Prof. 't Hooft fitoi çmimin Nobel në fizikë në 1999 për studimet e tij në teorinë e fizikës së grimcave në bashkëpunim me fizikantin tjetër holandez Martinus J. G. Veltman. Vizita e tij organizohet nga Programi Brain Gain, një projekt i PNUD-it në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që synon angazhimin efektiv të diasporës dhe të të kthyerve nga studimet jashtë në zhvillimin e vendit. Prof. 't Hooft shoqërohej nga bashkëshortja e tij fizikania me origjinë shqiptare, Laura Mersini-Houghton, e cila jep mësim në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›