E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do te pezullojne 800 milione dollare ndihma ushtarake per Pakistanin

Shtetet e Bashkuara thone se do te pezullojne 800 milione dollare ndihma ushtarake per Pakistanin.

Shefi i personelit te Shtepise se Bardhe William Daley tha ne programin This Week te kanalit ABC se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanin jane te veshtira dhe duhen permiresuar me kalimin e kohes. Ai tha se derisa te dy vendet te zgjidhin mosmarreveshjet Shtetet e Bashkuara do te pezullojne shumen e parave qe taksapaguesit amerikane jane angazhuar te japin per ndihme.

Me pare gazeta New York Times citoi tre zyrtare te larte amerikane te paidentifikuar qe thone se kjo levizje synon te ndeshkoje Pakistanin per debimin e trajnereve ushtarak amerikan dhe ti beje presion ushtrise se Pakistanit te luftoje me me efektivitet militantet.

Gazeta njoftoi se shkurtimi i ndihmes synon qartesisht te detyroje ushtrine pakistaneze te zgjedh midis vendit qe e mbeshtet ate financiarisht apo te vazhdoje te jape mbeshtetje sekrete per talebanin dhe militante te tjere qe luftojne ushtaret amerikane ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›