arshia e Shkupit mezi mbijeton

arshia e Shkupit
Shkup 10 korrik 2011 NOA- arshia e vjeter e Shkupit nder shekuj ka luajtur nje rol te rendesishem dhe ka qene nje leternjoftim per metropolin e Maqedonise.
Shume dyqane mbyllen sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonje interesim per carshine e Shkupit. Zhurma e cekicit degjohet gjithnje e me pak ne carshine e vjeter te Shkupit. Ne farketarine e Ibrahim Zekirit nuk vijne shume kliente teknologjia e re dhe cmimet e uleta te tyre po i rrezikojne zejet e vjetra ne carshi thote farketari.
arshia e vjeter e Shkupit nder shekuj ka luajtur nje rol te rendesishem dhe ka qene nje leternjoftim per metropolin e Maqedonise. Mirepo periudha e tranzicionit shoqeror ka ndikuar qe fizionomia e carshise te ndryshoje. Ngadale po sigurt po shuhen shume zeje te vjetra qe kane qene karakteristike e carshise. Familja Nagavci merret me artizanatin e punimit te jorganeve qysh nga fillimi i shekullit te kaluar. Kete tradite e kemi qysh nga katragjyshi thote Diamant Nagavci pronar i dyqanit te jorganeve ne carshine e Shkupit.
Mbijetese e veshtire
Edhe pse zhvillimi industrise ka shkaktuar goditje te rende Nagavci tregon se ka arritur te mbijetoj me sakrifica sepse te shqiptaret ende behen martesa tradicionale. Nuset e reja i blejne keto prodhime per pajen. Mirepo fatkeqesisht ky numer po zvogelohet cdo dite.
Konkurrence per farketare
Zhurma e cekicit degjohet gjithnje e me pak ne carshine e vjeter te Shkupit. Ne farketarine e Ibrahim Zekirit nuk vijne shume kliente teknologjia e re dhe cmimet e uleta te tyre po i rrezikojne zejet e vjetra ne carshi thote farketari per Deutsche Welle.
shte pune e rende dhe e lodhshme prodhojme vegla per bujqesi shata draper mprehim sepata. Interesimi per to eshte shume i vogel prandaj pothuajse cdo dite mbyllet nga nje dyqan nga 50 kemi ngelur vetem tre farketare.-tregon Ibrahim Zekiri.
Opingari Darce
Edhe pse ne moshe te shtyre Darce. M ruan me xhelozi ne nje dyqan prej 10 metrash katrore traditen 70 vjecare te prodhimit te opingave. Po luftojme per te mbijetuar carshia e vjeter vizitohet pak nga turistet. Ndodh qe per nje jave shes vetem nje apo dy pale opinga. Procesi i prodhimit te nje pale opingave zgjat pese dite nje dite rri lekura ne uje dy deri tre dite thahet dhe ne fund qendiset e i jepet forma. shte pune e lodhshme por une do ta punoje deri ne fund te jetes. - thote Darce. Perkrahja e institucioneve shteterore mungon askush nuk te jep kredi dhe nuk mund te jemi konkurrente ne treg- thote opingari.
Shpresat per zejet
Shume dyqane mbyllen sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonje interesim per carshine e Shkupit. Pas rekomandimeve te Shoqates se Zejtareve nga Koblenci i Gjermanise autoritet per te stimuluar kete sektore kane lehtesuar detyrimet fiskale dhe lejojne punesimin e anetareve te familjes pa u regjistruar ne entin perkates.
Kur daton arshia e Vjeter
Me renien e Shkupit nen sundimin Osman ne janar te vitit 1392 arshia e vjeter e cila me i kishte rrenjet e veta filloi te ringjallet nen Kulturen e bujshme te cilen tani me turqit me pervoje e kishin sjelle me vete. Themi kulture te bujshme per arsye se qytetaret evropian ne ate kohe ende jetonin neper qytete te rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin ne kohen e mesjetes se erret.
Duke u nisur qe nga perandoret e pare menjehere u fillua ndertimi dhe modernizimi i carshise me objekte tregtare impozante sic eshte Bezisteni dhe me nje kompozicion arkitektural i cili nenkupton kodeksin e treshit ne islam xhamine hamamin dhe hanin. Ky kodeks do te ben krijimin e nje renditjeje te objekteve sipas nevojes se tyre funksionale sic edhe eshte ifte Hamami Suli Hani dhe xhamia e Murat Pashes.
Me ndertimin e te gjitha ketyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me carshine e vet behet nje qytet i cili paraqet qender te rendesishme per tregtaret te cilet cdo dite e me teper fillojne te vijne nga tokat arabe armene cifute romake dalmatine.. etj.
Internet wireles midis carshise
Ajo qe ben pershtypje ne mesin e ketij mozaiku te vjeter te arshise se vjeter eshte interneti wireles i cili lajmerohet ne disa tabela te vendosura ne disa hyrje. Kjo i ben pershtypje sidomos turisteve te huaj te cilet jane te mahnitur per kete rastesi qe ndodhe me gershetimin e arkitektures se vjeter dhe shijimin e botes se internetit nen hijen e ndonje rrapi apo neper kafeterite dhe odat e restoranteve ne Kapan An apo edhe ne hapesirat e hapura.
INA/NOA