E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pemët që hanë çdo objekt që u del para

Disa pamje çoroditëse të publikuara në mediat britanike janë kthyer në një sensacion interneti, ku duken qartë pemët që gllabërojnë objekte të përditshme. Motorë, biçikleta, makina, sinjalistikë rrugore apo edhe gurë varri. Fotot e marra në këto pyje tregojnë se pemët mund të konsumojnë çdo gjë që u del përpara. Edhe pse pjesa më madhe e fotove janë marrë në SHBA, sipas Daily Mail, ka plot pemë ngrënëse edhe në vende të tjera të botës. Shumë prej pamjeve tregojnë pemë të fuqishme që rriten rreth objekteve që u dalin përpara, qofshin të vogla apo të mëdha. Në mënyrë të pabesueshme, pemët i kanë ngrënë këto objekte në mënyrë të ngadaltë, për rreth 30 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›