Kapet pirati i gjigantit kompjuterik Sony
Një adoleshent u arrestua në Londër në lidhje me piraterinë ndaj gjigandit Sony. 19-vjeçari dyshohet se ka kryer një sërë sulmesh kundër disa bizneseve ndërkombëtare dhe agjencive të inteligjencës, thuhet nga Policia londineze. I konsideruar truri i operacionit global të piraterisë kompjuterike që vuri në shënjestër gjigandët Sony dhe Nintendo, ai u arrestua dje në Eseks. Rajan Kliëri, 19 vjeç, anëtar i grupit të piratëve kompjuterikë LulzSec, u arrestua gjatë orëve të para të së martës nga FBI-ja dhe Scotland Yard. LulzSec besohet të jetë një degë e komunitetit të piratëve të informatikës Anonymous dhe ka deklaruar përgjegjësinë për sulmin në faqen e CIA-s. Rrjeti i Sonys PlayStation u sulmua dhe u vodh më 20 prill. Kostoja e sulmit i kushtoi kompanisë 171 milionë dollarë.