E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e Shqipëria pro zgjerimit të Kartës së Adriatikut

SHBA dhe Shqipëria u shprehën sot pro zgjerimit të Kartës së Adriatikut edhe me dy vende të tjera. Kryeministri Berisha tha se ky grupim duhet të ketë jo 5 por tanimë 7 anëtare, e ku duhet të ftohen edhe Kosova dhe Serbia. 

TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria u shprehën sot pro zgjerimit të Kartës së Adriatikut edhe me dy vende të tjera. Zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Stuar Jones i cili mori pjesë në takimin e rradhës së vendeve të A5, në kuadër të NATO-s, deklaroi se shpresohet shumë që Serbia dhe Kosova të marrin së shpejti statusin e vendit vëzhgues në Aleancë.
Në këtë mënyrë, sipas Jones mbyllet cikli i anëtarësimeve në NATO për sa i përket Europës juglindore.
Ndërsa kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur për herë të parë në Tiranë që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO mbështeti idenë e shtimit të numrit të vendeve anëtare të Kartës së Adritakut.
Berisha tha se ky grupim duhet të ketë jo 5 por tanimë 7 anëtare, e ku duhet të ftohen edhe Kosova dhe Serbia. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›