Vlora, promovim të turizmit ne Shkup e Prishtinë
Drejtori i Drejtorisë së Koordinim Zhvillimit dhe Turizmit në këtë bashki, Ilir Metaj tha se do të shfrytëzohen të gjitha hapësirat publicitare të Shkupit dhe Prishtinës për promovimin e vlerave turistike që ofron bregdeti i Vlorës
VLORË-Bashkia e Vlorës do të bashkëpunojë me Shkupin dhe Prishtinën, në një fushatë një mujore të promovimit të vlerave turistike të bregdetit.
Drejtori i Drejtorisë së Koordinim Zhvillimit dhe Turizmit në këtë bashki, Ilir Metaj tha se “është lidhur një marrëveshje, sipas të cilës, do të shfrytëzohen të gjitha hapësirat publicitare të bashkive të Shkupit dhe Prishtinës për promovimin e vlerave turistike që ofron bregdeti i Vlorës”. Sipas Metajt, kjo formë bashkëpunimi përbën një risi, jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë.
Ai sqaroi se “përmes kësaj fushate synohet të përcillet produkti dhe imazhi turistik i Vlorës në mjedisin e komunitetit të vendeve fqinje, gjë që me siguri do të nxisë interesin e pushuesve për bregdetin tonë”. Nga ana tjetër, bashkia e Vlorës, do të bashkëpunojë edhe me qytete italiane, si Bari, si dhe me dy subjekte të prodhimit të suvenireve, duke vendosur logon e kësaj bashkie në produktet që tregtohen jashtë vendit.
Sezoni turistik në qytetin e Vlorës, që do të çelet nesër (e shtunë), pritet të jetë i suksesshëm. Gjatë vitit të kaluar, bregdetin e këtij qyteti e frekuentuan më shumë se 270 mijë qytetarë vendas dhe turistë të huaj, ndërkohë që për këtë vit, parashikohet që numri i tyre të jetë edhe më i lartë.
(d.b/BalkanWeb)