E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e shqetësuar për ndërtimet e reja në Jeruzalemin Lindor

“Me dënimin e veprimeve të ndërmarra nga Izraeli, SHBA-ja i shtohet në radhë BE-së, OKB-së, Rusisë e Turqisë, të cilat kanë mbajtur qëndrime të përafërta këtyre ditëve të fundit”, shkruan e përditshmja opozitare izraelite “Haaretz”.

Një burim nga Ministria e Jashtme në Jeruzalem tha se ambasadori amerikan në Izrael ishte shprehur se “SHBA-ja është seriozisht e shqetësuar për ndikimet negative të këtij vendimi të marrë, çka do ta bënte të pamundur qëndrimin e SHBA-së për të bllokuar përpjekjet e njëkahshme të Palestinës për njohjen e shtetësisë në OKB”, në muajin shtator.

Vetëm katër ditë më parë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Katerin Eshton, dënoi miratimin e planit të ndërtimit të banesave të reja. “BE-ja i ka kërkuar në mënyrë të stërpërsëritur qeverisë izraelite t’i japë menjëherë fund ndërtimeve të reja në Bregun Perëndimor, përfshirë këtu edhe Jeruzalemin Lindor. Të gjitha këto ndërtime janë të paligjshme sipas legjislacionit ndërkombëtar”, u shpreh Eshton. /Start-Zamir Gjurgji/

                                                                                             2011-08-15 17:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›