10 minatorë lënë grevën, zëvendësohen nga 10 të tjerë

Mësohet se minatorët kanë lënë galerinë ku ndodheshin prej më se tri javësh në kushte shumë të rënda shëndetësore, ndërkohë që duket ende e largët një marrëveshje e mundshme mes tyre dhe kompanisë koncesionare ACR.
Nga raportime të ndryshme bëhet e ditur se grevistët kanë lënë grevën pas mesnate dhe janë dërguar menjëherë në një klinikë private në Tiranë. Këtë vendim ata e morën pas këshillës së mjekut dhe një psikologu, ndërkohë që 4 grevistët e tjerë nuk kanë pranuar të dalin nga thellësia 1 400 metra.
Kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla, tha se greva do të vazhdojë, ndërsa sot pritet që banorët e Bulqizës dhe familjarët e grevistëve të dalin në protesta dhe të bllokojnë sërish rrugën nacionale në vendin e quajtur Qafa e Buallit.
/Start/E.B/
2011-08-15 10:17