E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e veçanta e fotografes"viktoriane" Julia Margaret Cameron

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Punime të fotografes SHBA - Muzeu Metropolitan i Artit në New York të ofron një udhëtim mes legjendash dhe historish të epokës viktoriane, ku punimet e artistes Julia Margaret Cameron prezantohen në një ekspozitë të veçantë; është një epokë ndryshe: me plot fisnikë dhe njerëz të shquar, por me pak femra fotografe.
 
Kritikët thonë se Cameron mbi të gjitha ishte një pioniere në vizionin e saj, kështu që pavarësisht nga të qenit mashkull apo femër, ajo që bëri me aparatin fotografik ishte aq e ndryshme nga ajo që dikush tjetër kish bërë në atë kohë.
 
Pasioni për fotografinë lindi vetëm në vitin 1863, kur ajo mori si dhuratë një aparat fotografik nga vajza e saj. Puna fotografike e Cameron bazohet kryesisht në portrete dhe përfaqësime alegorike të tregimeve të shkurtra dhe romaneve.
 
Imazhet e saj përfshijnë atmosferën ëndërruese të epokës viktoriane si dhe portrete të fëmijëve dhe grave zhytur në natyrë. Ndër personazhet që u kapën nga objektivi i makinës fotografike janë Charles Darwin, poeti Alfred Tennyson si dhe njerëz të shquar të letërsisë, shkencës dhe artit.

(Fotografi e J.M.Cameron: Motrat Kane)

(Fotografi e bërë nga J.M.Cameron)

(Fotografi e bërë nga J.M.Cameron)
 
(Fotografi e J.M.Cameron: Charles Darwin)

(Portret i vetë J.M.Cameron)

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›