Shtyhet edhe 15 ditë të tjera afati i paraburgimit për ish Presidentin e Egjiptit
Kajro – Prokurori publik i Egjiptit sot ka urdhëruar burgosje 15 ditëshe për presidentin e përmbysur, Mohammad Morsi, në pritje të një hetimi lidhur me akuza se ai ka marrë pjesë në akte të dhunshme, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve MENA, transmeton Reuters.
Ditën e enjte, autoritetet e drejtësisë në Egjipt zgjatën paraburgimin e Presidentit të deponuar Morsi, për një periudhë 30 ditëshe.
Morsi, i cili u përmbys nga ushtria më 3 Korrik të këtij viti, po mbahet në një lokalitet të fshehtë, i akuzuar edhe për vrasje dhe spiunim.
Rasti i ri, fokusohet në protestat, që u organizuan në Dhjetor të vitit të kaluar, para pallatit presidencial në Kajro.
