E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ekstradon ish-komandantin serb i akuzuar per genocid

NJU JORK- Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një serb të Bosnjes, ish komandant policie, i cili akuzohet për gjenocid pasi mendohet se ka marrë pjesë në masakren e Srebrenicës.Autoritet amerikane arrestuan Nedjo Ikoniçin pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe dje e dërguan në Sarajevë ku ai pritet të gjykohet. Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8 mijë burra mysliman në një kamp të Kombeve të Bashkuara i cili mendohej se ishte një vend sigurtë në vitin 1995.Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç po akuzohet në Gjykatën e Hagës për rolin e tij në këtë masakër. Ish shefi i ushtrisë së tij, Ratko Mlladiç vazhdon të jetë në arrati.(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›