E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërprerja e energjisë në ‘Qemal Stafa’, 10 të shoqëruar

TIRANE- Nis hetimi pë ndërprerjen e energjië gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid. Policia e Tiranës ka shoqëruar 10 persona për ndërprerjen e energjisë në stadiumin “Qemal Stafa”. Sipas një deklarate për shtyp janë shoqëruar në ambientet e policisë, punonjës të Qëndrës Sportive SH.A si dhe punonjës të OSSh, të cilët po pyeten në lidhje me shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium. Policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për ngjarjen, duke bërë të mundur, sekuestrimin e të gjithë dokumentacionit përkatës dhe i korespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshje. Policia njofton se është kryer një kqyrje e pjesëshme e vendit të ngjarjes, kqyerje e cila do të vazhdojë ditën e nesërme. Për këtë ngjarje është informuar edhe Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›