E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, faqja online "Propublika" fiton Pulitzer, per uraganin Katrina

NJU JORK- Një faqe online, ka fituar Pulitzer, çmimin më prestigjioz të gazetarisë, që nga 1917. Propublica, faqja e internetit e një grupi reporterësh të gazetarisë investigative, e cila kishte lindur tre vjet më parë, ka fituar çmimin për njw hetim mbi spitalet pas uraganit Katrina. Për herë të parë një shërbim jo fitimprurës dhe vetëm online arrin të fitojë një cmim të tillë prestigjioz në gazetari.

Misioni i Propublica, i udhëhequr nga ish drejtori i Wall Street Journal, Paul Steiger, dhe i financuar nga milionat e filantropëve kalifornianë Herbert e Marion Sandler, ishte të vendosin “skupin e tyre” falas në shërbit të gazetarëve. Në rastin specifik, i cili mori dhe çmimin Pulitzer, investigimi për Katrinën u publikua në revistën e New York Times.
Inisiativa ishte për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e më të dobëtit, dhe mbi ata, që me veprimet e tyre, tradhëtojnë besimin e publikut.

Për Steiger ky është i 17-ti Pulitzer që merr pas 16 të tjerave që fitoi në krye të Wall Street Journal.

Në 2009, juria e cmimit Pulitzer vendosi të përfshijë në garë dhe faqet online por vjet asnjë website nuk arriti të fitonte çmimin.

Këtë vit juria vendosi të përfshijë në konkurs dhe tabloidin National Enquirer: Por e përjavshmja e cila zbuloi historinë e vajzës sekrete të ish kandidatit të Shtëpisë së Bardhë John Edwards nuk ka arritur të fitojë cekun 10 mijë dollarësh i shoqëruar dhe me certifikatën e mirënjohjes.

Nga cmimet e deklaruara nga universiteti Kolumbian i Nju Jorkut kanë fituar dhe Washington Post, 4 cmime, mes të cilave për korrespondencën për luftën në Irak, me autor Shahid. New York Times mori tre cmime, njërin për një hetim mbi mishin e kontaminuar me autor Moss, dhe tjetrin për rreziqet që shkakton përdorimi i celularit teksa je në timon me autor Richtel.
Stafi i Seattle Times ka fituar për mbulimin e vrasjes së 4 policëve që ndodhi në një bar në Seattle të SHBA-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›