E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli fton opoziten te ndryshojne Kodin Elektoral

TIRANE- Maxhoranca e ftoi dje opozitën për të filluar sa më shpejt negociatat në mënyrë që procesi i ardhshëm zgjedhor, (zgjedhjet lokale) të realizohet mbi një Kod te ri Elektoral, që përmbush të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR.

Në mbledhjen e radhës të konferencës së kryetarëve të grupeve kuvendore, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli
ftoi palët të nisin menjëherë konsultat. Por, burime brenda takimit te cituara sot nga "Gazeta Shqiptare" kane deklaruar se oferta e Topallit është kundërshtuar nga numri një i deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi.

Në përgjigje të ftesës së Topallit, Ruçi mësohet të jetë shprehur se "para vendosjes për fillimin e negociatave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, opozita duhet të marrë një përgjigje konkrete nga maxhoranca lidhur me kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nëse nuk identifikohen problemet që karakterizuan zgjedhjet parlamentare, opozita nuk ka garanci se në zgjedhjet e ardhshme ato nuk do të vërehen sërish. Na jepni më parë një përgjigje për hetimin pa kushte të zgjedhjeve të 28 qershorit, pra na lejoni të shohim çfarë ka brenda kutive", - ka thënë Ruçi, citon sot GSH.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e maxhorancës jane shprehur se ekziston një komision hetimor për të bërë transparencën e zgjedhjeve.

Dy dite me pare deputeti socialist i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Kastriot Islami u shpreh se Kodi Zgjedhor ka nevojë urgjente të ndryshohet para muajit korrik. Ai tha se ky komision duhet që të ngrihet para se Topi të dekretojë në muajin gusht datën e zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Më 14 shtator të 2009-ës, OSBE-ODIHR publikoi raportin e saj final lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në konkluzionet e saj për procesin, OSBE-ODIHR, në mënyrë të detajuar i dha klasës politike shqiptare 31 rekomandime për ndryshimin e Kodit Elektoral, në mënyrë që zgjedhjet e radhës të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet për zgjedhje tërësisht të lira dhe demokratike.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›