E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Napoli, seanca "kyçe" për Calciopolin

NAPOLI-Do të zhvillohet sot në Napoli seanca gjyqësore e skandalit të Calciopolit, që sheh si të akuzuar kryesor Luçiano Moxhin, ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit. Gjykata pritet të vendosë sot nëse do të konsiderojë provë apo jo përgjimet e nxjerra në dritë nga avokatët mbrojtës të Moxhit, ku del se edhe Morati apo Faketi (ish-presidenti i Interit), flisnin me dizenjatorin e arbitrave Bergamo, përgjime që në fillim s'u morën parasysh. Teoria e Moxhit është: ose janë të gjithë fajtorë, ose asnjë!

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›