SHBA fiton nga bankat
Buxheti amerikan është pasuruar për më shumë se 10 miliardë dollarë falë ndihmës shtetërore për bankat gjatë krizës.
Sipas studimit të kompanisë për hulumtime financiare “SNL financiar”, qeveria nga ruajtja e institucioneve financiare të goditura gjatë krizës ka fituar 10.5 miliardë dollarë.
Fjala është për paratë e fituara nga shitja e aksioneve dhe dividendët e 49 kompanive, të cilat janë tërhequr plotësisht nga programi qeveritar për mbështetje. Qeveria ka marrë këto aksioneve me shkëmbimin e fondeve nga programi TARP, të krijuar për stabilizimin e sektorit financiar në kohën e krizës.
Ministria amerikane e Financave thekson se programi për stabilizimin e sektorit financiar do të jetë fitimprurës falë dividendëve, interesit dhe pagesave të hershme.