Kryeson “Argo”

Filmi “Argo” bazohet në një ngjarje të vërtetë. Filmi flet për një agjent i CIA’s planifikon të shpëtojë gjashtë amerikanë të cilët fshihen në Iran, pas pushtimit të Ambasadës së SHBA në Teheran, në vitin 1979.
Megjithëse filmi nuk pati shumë kritika pozitive, këtë fundjavë arriti të arkëtojë mbi 12 milionë dollarë, njoftoi studioja kinematografike Warner Bros. Sipas zëdhënësit të Warner Bros, Dan Fellman, edhe vetë studioja mbeti e befasuar nga ky sukses i madh i filmit me Affleck, i cili përveçqë që luan rolin kryesor, është edhe regjisor i filmit.
“Një arritje si kjo është e merituar, sepse nuk ndodh shpesh që një film të ketë sukses kaq të shpejtë”, deklaroi Fellman.
Vetëm një natë para fundjavës, “Argo” radhitej i dyti.
Ndryshe, një javë më herët, filmi fitoi edhe çmimin Hollywood Ensemble Acting.