Amerikanët menaxhojnë LSI
Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane, Greenberg Quinlan Rosner për fushatën elektorale. Greenberg Quinlan Rosner është kompania që ka bërë fushatën e liderëve të majtë progresistë në botë, si të ish-Presidentit Klinton, ish-Kryeministrit të Britanisë Blair, të Kancelarit të Austrisë Gusenbauer, apo dhe të Mandelës. Në një deklaratë, “Problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë, por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij Zv.Presidenti i Greenberg Quinlan Rosner, z. Feierstein.
“Besojmë në një bashkëpunim shumë të suksesshëm për zgjedhjet e 28 Qershorit dhe jam i bindur që një bashkëpunim i tillë nuk do i shërbejë vetëm suksesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por do të jetë njëkohësisht dhe risi lidhur me fushatat elektorale në vend, lidhur me strategjitë e këtyre fushatave”-theksoi Meta.
Sipas Metës, zv.Presidenti i Greenberg, z.Feierstein ka këshilluar kandidatë dhe forca progresiste në SHBA, Evropë dhe në Amerikën Latine. Ka qenë dhe në fushatën e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e Komitetit të financës dhe të ekipit të Politikës së Jashtme të kandidatit për President atëherë dhe sot President i SHBA-së z.Obama. Njëkohësisht ka qenë pjesë e administratës së ish-Presidentit Klinton. Vazhdimisht ka qenë i angazhuar në institucione të ndryshme, si në Departamentin e Shtetit, USAID, në NDI dhe njëkohësisht ka eksperiencë shumë të gjerë në monitorimin e zgjedhjeve dhe në parandalimin e manipulimeve të zgjedhjeve në shumë vende të ndryshme në Botë.