E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gjendet i varur në qeli rrëmbyesi i Ohajos

SHBA- Shtetasi amerikan, i cili ka mbajtur tri gra të robëruara për gati një dekadë, është gjetur i vdekur. Rojet e burgut në Ohajo kanë thënë se Ariel Kastro është varur në qelinë e tij, mbrëmjen e së martës.

Tri gratë janë zhdukur veç e veç në mes të vitit 2002 dhe 2004, kur kanë qenë vetëm 14, 16 dhe 20 vjeç. Ato kanë arritur të largohen më 6 maj, kur njëra nga to ka thyer derën e shtëpisë ku janë mbajtur dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët.

Castro, 53 vjeç, është arrestuar po atë mbrëmje. Më 1 gusht, ai është dënuar me burgim të përjetshëm.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›