Vlore arrestohen grabitesit e pleqve

Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e dyshuar të grabitjes me dhunë të dy të moshuarave. Në pranga kanë rënë; Agludo Fistaj 24 vjeç, Arbër Fistaj, 20 vjeç, dhe Bledar Çunaj, 24 vjeç, nga Orikumo. Tre të rinjtë kanë grabitur banesën e dy të moshuarve Lace Hibroj 80 vjeç dhe Selvie Hibroj 77 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 31 gusht në Dukat të Vlorës. Ata kanë hyrë në banesën e dy të moshuarve dhe pasi kanë goditur 80-vjeçarin, kanë marrë paratë që gjendeshin në shtëpi. Kjo nuk është ngjarja e parë që ndodh ndaj çiftit të moshuar. Pas arrestimi të tre të rinjve, policia po heton dhe për përfshirjen e tyre në disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Orikumit dhe Dukat.