E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA gjykata i jep te drejte reformes se Obames

Gjykata e Larte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bllokoi tentativen e pare per te sabotuar reformen shendetesore te presidentit Barak Obama.

Gjykatesit rrezuan ne unanimitet te plote nje kerkese te paraqitur nga Steve Balduin kreu i organizates ultra-konservatore Keshilli per politikat kombetare.

Balduin kerkonte te rrezohej reforma shendetesore me arsyetimin se ligjet e saj binin ndesh me parimet e Kushtetutes se SHBA-se.

Kjo ishte tenativa e pare nderkohe qe kunder reformes jane shprehur edhe republikanet te cilet pas marrjes se kontrollit te Dhomes se Perfaqesuesve premtuan anulimin e reformes te cilen e konsiderojne monstruoze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›