E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, hap zjarr ndaj turmës, të plagosur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish. Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një burrë sulmoi një qendër tregëtare në Brookfield, në shtetin amerikan të Wisconsin.
 

Policia tha se i dyshuari, është identifikuar si Radcliffe Haughton, 45 vjeç ndërsa pas sulmit ai është gjetur i vrarë.
 

Sipas hetimeve të para incidenti erdhi nga një mosmarrëveshje në familje. Mediat amerikane flasin se reagimi i shpejtë i forcave speciale bëri që sulmuesi të mos skaktonte më shumë viktima.
 

Policia fillimisht dyshoi edhe për pajisje plasëse të improvizuara, por më vonë pas hetimeve tha se ishte vetëm një sulm i vetmuar.
 

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama luten për viktimat.
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi janë prekur nga sulme të përgjakshme. Të paktën shtatë persona duke përfshirë dhe personin e armatosur humbën jetën si pasojë e një sulmi që ndodhi gjatë këtij viti në Wisconsin.

Gjithashtu në një kinema 'Aurora' në Kolorado, 12 persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën më 20 korrik nga një 24-vjeçar, James Holmes, gjatë premierës së filmit "Batman".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›