SHBA, i hapet rruga miratimit të reformës shëndetësore
Senatorët miratuan me 60 vota pro dhe 40 kundër duke i dhënë fund debateve mbi tekstin që përmban kompromisin e negociuar këto javët e fundit në maxhorancën demokrate. Senati numëron 58 demokratë, dy të pavarur dhe 40 republikanë. Votimi i dy procedurave të tjera, që parashikon mbylljen përfundimtare të debateve mbi reformën, është parashikuar të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në prag të krishtlindjeve. Teksti i Dhomës së Lartë parashikon furnizimin me një mbulim shëndetësor të 31 nga 36 milionë amerikanë, të cilët janë të privuar dhe për të ulur koston e shëndetësisë duke përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.