E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i kërkon Ukrainës: Lironi Tymoshenko-n

WASHINGTON - Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ukrainës që ta lirojë ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, pas humbjes së apelit kundër dënimit 7-vjeçar nën akuzat për keqpërdorim të pushtetit.

Njëri nga zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se Washingtoni është i ‘zhgënjyer’ nga vendimi i gjykatës.

“I kërkojmë qeverisë së Ukrainës që ta lirojë zonjën TYmoshenko dhe ish-zyrtarët e tjerë qeveritarë që aktualisht po mbahen në paraburgim”, - ka thënë Toner.

Ish-kryeministrja u dënua në tetor, nën akuzat që lidhen me periudhën e saj në pushtet, në një rast që u nis vetëm disa muaj pasi ajo humbi zgjedhjet kundrejt presidentit Viktor Janukoviç.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›