Festat, Hana: Një pagë e plotë shpërblim, për mjekët e përkushtuar
Tiranë- Mjekët e përkushtuar në punë mund të përfitojnë shpërblim bazuar mbi performancën dhe cilësinë e shërbimit të tyre, deri një pagë të plotë me rastin e festave. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Insitutit të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.
Mbështetur në realizimin e pritshëm të treguesve për vitin 2011, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë edhe deri në një pagesë tjetër, kundrejt realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë.”- u shpreh drejtoresha Hana.
Ndër të tjera drejtoresha Elvana Hana deklaroi se një fond prej 310 milionë lekësh është parashkiuar të shpërndahet për bluzat e bardha.
“Për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth 310 milionë lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të Q.SH-së, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitare, shoferë, ekonomiste- tha Hana.
Ky është viti i pestë rradhazi që bluzat e bardha shpërblehen në bazë të cilësisë dhe performancës të shërbimit me pacientët.
Shkrime të tjera me interes:
- ISKSH: Mjekëve pa etikë do t’u hiqet licensa Tiranë- Mjekët shqiptarë të cilët nuk do të zbatojnë etikën...
- Festat- Vasili: Mjekët në gadishmëri të plotë, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret Tiranë- Mjekët do të jenë ne gadishmeri të plotë 24...
- ISKSH: abuzimet, gjoba mjekëve dhe farmacistëve Instituti i kujdesit shëndetësor ka gjobitur mjekë dhe farmaci në...