Qeveria shtyn me 3 muaj amnistinë fiskale, e vlefshme deri në 31 mars
TIRANE - Qeveria vendosi të shtyjë me 3 muaj afatin për amnistinë fiskale për të gjitha kategoritë. Mësohet se vendimi është marrë për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave nga kategoritë e interesuara për të përfituar nga kjo nismë e qeverisë.
Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se akti normativ për një ndryshim të ligjit: “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, do të shtyhet për periudhën 31 dhjetor të këtij viti deri në 31 mars të vitit të ardhshëm për të gjitha kategoritë që parashikon ligji.
Qeveria sqaron se vendimi përfshin shtyrjen e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Sipas qeverisë, shtyrja e amnistisë kushtëzohet nga rritja e fluksit të kërkesave të qytetarëve veçanërisht gjatë muajit dhjetor. Shtyrja e afatit të amnistisë fiskale, të paktën me 6 muaj, ishte edhe një kërkesë e hershme e komunitetit të biznesit.
Amnistia fiskale u miratua në parlament në 21 prill të këtij viti dhe parashikohej të ishte e vlefshme deri në fund të këtij viti.
(er.nu/BalkanWeb)