E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove kompensohen shpenzimet e vreshtareve

Qeveria e Kosoves ka marre vendim qe vreshtareve te Rahovecit tu kompensohen shpenzimet e tyre me nga 1 mije euro per hektar.

Ky vendim eshte marre pas nje takimi te vreshtareve me zv/kryeministri Hajredin Kuci. Zv/kryeministri ka theksuar se kjo eshte zgjidhje e perkohshme per shkak te mbulimit te shpenzimeve dhe stimulimit per pune te ketyre vreshtareve.

Sipas tij 50 e shumes do tu jepet deri ne fund te ketij viti ndersa pjesa tjeter 6-mujorin e vitit te ardhshem. Te kenaqur me kete zgjidhje jane ndare vreshtaret qe sipas tyre eshte zgjidhja me e mire e mundshme aktualisht per arsye te mosdemtimit financiar.

Ndersa kryetari i Komisionit per Bujqesi Pylltari dhe Zhvillimit Rural Naser Rugova ka thene se kjo ceshtje kerkon mbeshtetje institucionale dhe se ka shprehur gatishmeri se si komision te marrin te gjitha hapat legjislativ qofte edhe per ndryshimin e ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›