SHBA informohet per luften ndaj trafikimit
Ne vijim te vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, z. Meta zhvilloi takime edhe me perfaqesues te ndryshem te Qeverise amerikane. Ne takimin me Ndihmesperfaqesuesin e Tregut Amerikan, Ambasadorin Christopher Willson, Meta e njohu zyrtarin e larte amerikan me reformat e thella ekonomike te Shqiperise ne drejtim te konsolidimit te tregut, rritjes se konkurrences dhe masat e ndermarra per shnderrimin e Shqiperise ne nje vend terheqes per investitoret e huaj. Gjate takimit u bisedua rreth thellimit te bashkepunimit mes dy Qeverive ne fushen e shkembimeve tregtare, duke u ndalur vecanerisht ne aktivitete konkrete, te cilat nxisin me tej zgjerimin e bashkepunimit tregtar mes dy vendeve, por edhe ne rajonin e Ballkanit. Meta zhvilloi takime edhe me perfaqesues te zyres se Sekretares se Shtetit per Ceshtjet Globale te Grave dhe ne Byrone per Demokracine, te Drejtat e Njeriut dhe Punen. Z. Meta i informoi bashkebiseduesit rreth hapave te medhenj te ndermarra dhe vendosmerise se Qeverise shqiptare ne luften e panderprere ndaj trafikimit. Gjithashtu ai theksoi thellimin e angazhimit te Shqiperise ne projektet rajonale dhe nderkombetare ne kete drejtim. Zyrtaret amerikane vleresuan projektet e prezantuara nga z. Meta dhe shprehen mbeshtetjen e tyre per te thelluar bashkepunimin me institucionet shqiptare. Gjithashtu, Zv. Kryeministri zhvilloi nje takim te vecante edhe me perfaqesuesin e posacem te Sekretares se Shtetit per energjine ne hapesiren e EuroAzise, Ambasadorin Richard L. Morningstar. Meta dhe Morningstar diskutuan mbi rritjen e kapaciteteve te Shqiperise per sigurimin e burimeve energjetike dhe rolin e saj ne kuadrin e projekteve nderkombetare te energjise. Z. Meta e njohu Ambasadorin Morningstar me reformat e thella te ndermarra nga Qeveria Shqiptare gjate viteve te fundit ne fushen e energjise, si dhe ne drejtim te sigurimit dhe shtimit te kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu bashkebiseduesit u ndalen edhe ne bashkepunimin rajonal dhe atij ne kuader te strukturave evropiane, me qellim thellimin e projekteve nderkombetare qe sjellin shtimin e kapaciteteve energjetike dhe qe i sherbejne rritjes se sigurise globale.